Rreth Virtual Office Tirana
Ju ndihmojmë të dukeni profesional pa kosto të larta zyre
Virtual Office Tirana lindi nga një nevojë shumë konkrete: shumë njerëz duan të nisin ose të rrisin biznesin e tyre në Tiranë, por nuk kanë dëshirë ose nuk u leverdis të marrin me qira një zyrë fizike. Freelancerë, start‑up, agjenci të vogla, biznese online, profesionistë që punojnë nga shtëpia apo nga jashtë Shqipërisë… të gjithë kanë diçka të përbashkët: u duhet një adresë serioze biznesi, dokumente të rregullta dhe prezencë profesionale, pa kosto të mëdha fikse.
Pikërisht për këtë arsye ekziston Virtual Office Tirana. Ne ofrojmë një adresë reale biznesi në zemër të Tiranës, trajtim të plotë të postës, shërbime digjitale mbështetëse dhe ndihmë praktike që biznesi yt të jetë i rregullt, i besueshëm dhe i dukshëm edhe nëse vetë ti punon nga një qytet tjetër, nga shtëpia apo nga një vend tjetër i botës.


Misioni ynë
Nis biznes sa më thjeshtë dhe pa stres
Misioni ynë është ta bëjmë nisjen dhe operimin e një biznesi në Tiranë sa më të thjeshtë dhe pa stres.
Besojmë se çdo profesionist duhet të ketë mundësinë të:
-
regjistrojë biznesin e tij pa procedura të panevojshme,
-
paraqitet serioz para klientëve dhe partnerëve,
-
fokusohet në punën e vet, jo në burokraci, qira dhe shpenzime fikse.
Prandaj, ne kujdesemi për pjesën formale dhe praktike – adresën, postën, prezencën online dhe mirëmbajtjen teknike – që ti të mund të fokusohesh te shërbimi ose produkti që ofron.

